fbpx

Në plazhet e vendit situatë e frikshme, një tjetër pushuese mbytet në Shëngjin

Mungesa e personave përgjegjës por edhe e rojeve në plazhet e vendit po shkakton një tragjedi. Mësohet se edhe sot ka pasur një viktimë.

Një pushuese nga Kosova është mbytur pasditen e sotme në Shëngjin. Sipas njoftimit të policisë 71-vjeçarja me iniciale Sh.L është nga Podujeva. Dyshohet se ajo ka pësuar atak në zemër sapo është futur në ujë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Kujtojmë se që prej fillimit të sezonit veror shumë pushues nga Kosova kanë humbur jetën në plazhet e vendit. Pak ditë më parë një 34- vjeçar nga Ferizaj u mbyt në zonën e Ranës së Hedhun.