fbpx

Në prag të pushimeve, zbuloni ushqimet ideale për një ngjyrë lëkure rrëzëllitëse

Screenshot_4-10.jpg

Ekspozimi i një ngjyre lëkure të artë dhe homogjene që në fillim të verës, duket një ëndërr e ndaluar. Megjithatë ajo është e mundur të arrihet që në pranverë, mjafton të adaptoni zakone të shëndetshme, duke vënë në praktikë disa truke të vogla.

Sikurse dihet, aftësia e lëkurës për të marrë ngjyrë varet nga sasisë e melaninës që është e pranishme në trupin tonë. Disa ushqime përmbajnë substanca që e promovojnë dhe rrisin prodhimin e melaninës dhe Beta-Karotene është e njohur universalisht si stimuluesi më i mirë i prodhimit natyral të saj. Atë e përmbajnë ushqime të ndryshme me origjinë bimore, të karakterizuara përgjithësisht nga ngjyra të ngrohta si portokalli dhe të kuqe.

Lista e ushqimeve për rrezitje është shumë e gjatë dhe fillon, pa hije dyshimi me karrotat, një ushqim që më shumë se çdo tjetër përmban beta-karoten.

Radikio, me ngjyrën e saj vjollcë intensive është një aleat i përsosur i verës, pavarësisht se është një perime tipike vjeshtore. Ajo është në dispozicion gjatë gjithë vitit në supermarkete dhe shkon mirë me çdo gjellë verore, të tilla si sallatat, pastat e ftohta etj.

Kajsia, ëmbëlsira e freskuese, së bashku me pjeprin e verdhë janë ndër frutat më të pasura me beta-karoten.

Pjeshka dhe qershitë, fruta tipike pranverore, janë të lehta për t’u gjetur edhe në muajt e verës.

Domatet dhe specat (të verdhë dhe të kuq) janë absolutisht mes perimeve më të dobishme për të marrë një ngjyrë të artë që edhe reziston.

Ashtu si në të gjitha gjërat – edhe në zakone të mira – tejkalimi nuk është kurrë i mirë. Megjithëse është e dobishme dhe e shëndetshme të konsumohen ushqime që përmbajnë sasi të mëdha të beta-karotenit, është mirë të dihet se konsumimi më shumë seç duhet do të gjenerojë një ngjyrë portokalli të panatyrshme në lëkurën tuaj, larg asaj që shpresonit të merrnit!

Gjëja e rëndësishme është të mos përdoren yndyrna shtazore si gjalpi gjatë momentin të përgatitjes së perimeve. Në këtë rast preferohen yndyrnat vegjetale, si vaji i ullirit ekstra i virgjër, i cili ndihmon absorbimin e beta-karotenit nga trupit ynë. /real-news.tv/ 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303