Në prag të takimit Biden-Putin, SHBA ndihmon Ukrainën me 150 milionë dollarë për sigurinë

Screenshot_3-11.jpg

Pentagoni do të sigurojë ndihmë ushtarake me vlerë prej 150 milionë dollarësh për Ukrainën një javë para takimit të shumëpritur SHBA-Rusi. Paketa përfshin radarë kundër artilerisë, sisteme kundër mjeteve fluturuese pa pilot, pajisje të komunikimit, pajisje të luftës elektronike dhe pajisje ushtarake të evakuimit mjekësor.Në mars, Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të siguronin 125 milion dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Sipas Uashingtonit, ndihma ushtarake amerikane për vendin ka tejkaluar 2.5 miliard dollarë që nga 2014.Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë në vitin 2014 nga Ukraina, duke shkaktuar një luftë civile në pjesën e saj lindore. Në këtë zonë, e njohur gjithashtu si Donbass, tensionet midis separatistëve pro-rusë dhe Kievit kanë vazhduar për vite me rradhë. Më shumë se 13,000 njerëz janë vrarë, sipas vlerësimeve të OKB.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303