Në pranga një efektiv policie, falsifikonte dokumente për pasaporta origjinale

Një punonjës policie falsifikonte dokumente që të mundësonte marrjen e pasaportës biometrike.

Ai është ndaluar sot nga policia pasi ka shtuar në listë një person me të dhëna të falsifikuara.

shkresën nr.2033 Prot., date 19.08.2016, Komisariati i Policisë Malësi e Madhe ka përcjellë në Bashkinë Koplik 12 praktika të personave që kanë aplikuar për t`u pajisur me pasaporte biometrike.

Nga hetimet ka rezultuar se efektivi Faik Ujkaj në shkresën që i ka dorëzuar Bashkisë Koplik, ka shtuar me shkrim dore emrin Admir Piranaj, dhe praktiken e këtij të fundit.

Emri i shtuar në shkresë si dhe shkrimet ne formularin e aplikimit për pajisjen me pasaportë biometrike në emër të shtetasit Admir Piranaj janë shkruar nga i dyshuari Faik Ujkaj.

Lër një koment