Në pranga një shqiptar në Itali, tentoi të mbysë gruan

Policia italiane ka arrestuar një 38-vjeçar shqiptar. T.S abuzonte sistematikisht me gruan e tij. Sipas autoriteteve të vendit fqinj dy ditë më parë 38-vjeçari u kthye në banesën e tij i dehur dhe tentoi të mbyste me duar gruan e tij, 32 vjeçaren me iniciale T.L.

Ajo arriti të shpëtonte nga duart e burrit dhe telefonoi menjëherë policinë. /real-news.tv/