fbpx

“Në pranverë, ne do të…”. Rama zbulon projektet e mëdha, ka edhe një mesazh për kuksianët

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zbuluar ditën e sotme projektet e reja të qeverisë. Ai ka bërë me dije se bashku me ministren Balluku se Aeroporti i Kukësit ka filluar të marrë formë dhe në pranverë kuksianët e parë do të zbresin në qytetin e tyre për të votuar PD.

Jo vetëm kaq, por Rama ka treguar dhe projektet e reja për ndërtimin  3 porteve, atij të Durrësit, Vlorës e Sarandës.

Fjala e plotë e Ramës:

Gjithë aeroporti i ri ka filluar të marrë formë dhe pse faza përmbyllëse e punimeve dhe fillimi i operimeve do të kërkojë disa muaj. Jemi duke, çdo ditë dhe në fakt për hir të vërtetës, dita ime nis me telefonatën me ministren në mëngjes dhe mbyllet natën vonë po me ministren, për të çarë shtegun e mbyllur nga pandemia për Aeroportin e Vlorës. Sic e dini momenti i garës është ndërprerë në momentin e mbylljes së përgjithshme në pranverë. Do hapet aty ku është mbyllur.

Me të mbyllur procesin e Vlorës, sapo gara të mbyllet, do jemi gati të lançojmë projektin për aeroportin e Sarandës. Ai është më i vogël, natyrisht me një impakt strategjik për turizmin. Ne kemi besimin se nëse Vlora do jetë sukses në aspektin e pjesëmarrjes… ajo do jetë strategjike dhe në funksion të Sarandës.

Me këto katër aeroporte në hymë në një epokë të re me impakt për Shqipërinë dhe Kosovën. Për sa i përket infrastrukturës portuale, së shpejti do fillojmë me Portin e Durrësit. Ne do fillojmë punën për zhvendosjen e tij. Ai është një infrastrukturë e dal kohësh prej kohësh. Me standarde mjedisore pothuajse zero. Patjetër, ajo është një infrastrukturë që ka potencial të jashtëzakonshëm për turizmin, ne jemi në diskutim me shtete që herët do të arrijmë të kemi një marrëveshje shtetërore, për të sjell aty një investim që do jetë investimi më i madh privat në Shqipëri. Natyrisht me një formulë bashkëpunimi me shtetin.

Ndaj në ditët në vazhdim do të fillojmë zhvendosjen e portit dhe do të hedhim në garë portin e ri të Durrësit. Kemi shumë kërkesa dhe jemi të bindur se do funksionoj. Po kështu do bëjmë dhe me Vlorën. Porti ekzistues është një infrastrukturë arkeologjike, me impakt negativ që prek drejtpërdrejt qytetin. Zhvillimi i Lungomares përgjatë gjithë bregdetit, përfshin dhe një port turistik për të krijuar një kanal të ri kontakti, si për Durrësin. Dhe për Vlorën jemi gati, ku do të sistemojmë me standarde bashkëkohore portin e shërbimeve në anën tjetër.

Dhe e fundit, në pak javë do japim gjithë autorizimet, për portin e tretë, atë të Sarandës. Ai do jetë dhe i pari që do të fillojë. Kemi marrë një propozim fantastik. Shqipëria do hyjë shpejt në një hartë ku ka munguar me dekada. Që është harta e detit, harta e ekonomisë së detit. Ne besojmë që aeroporti i Kuksit do jetë operacional në pranverë. Kam thënë që 120 vota për PD do ti sjell me avion nga Londra. I ftoj që të mbledhin kreditë duke sharë sa më shumë, se do fluturojnë falas dhe zbresin në Kukës të votojnë për PD.