“Në pritje” të Mit’hat Frashërit, diplomati do të prehet në atdhe

Ai dëshironte të prehej në atdheun që për thuajse pesë dekada e shpalli armik të këtij. Por, do të duheshin edhe 2 dekada të tjera, pas sistemit komunist që eshtrat e Mit’hat Frashërit, të kërkoheshin zyrtarisht nga shteti shqiptar.

Stërmbesa e diplomatit Mit’hat Frashëri, njohur ndryshe edhe në fushën  publicistikës e letërsisë si Lumo Skëndo, tregon se është koha që shteti t’i kushtojë më shumë kësaj figure të lënë në harresë.

Biblioteka Kombëtare në fakt është i vetmi institucion që aktualisht sjell në vëmendje veprën e Lumo Skëndos. Pak kohë më parë revista e tij “Diturija” është dixhitalizuar.

Biblioteka Kombëtare ndan gjithashtu çdo vit “Çmimin Lumo Skendo” i cili u jepet autoreve shqiptare.

Lër një koment