fbpx

Në protestë edhe studentët francezë, kundër reformës në arsim

french-students.jpg

Studentët francezë në 120 shkolla në mbarë vendin kanë protestuar ditën e sotme kundër reformës së arsimit në Francë, me 40 shkolla komplet të bllokuara nga studentët.

Një zëdhënës i Ministrisë së Arsimit bëri me dije se studentët po protestojnë kundër ndryshimeve të fundit në reformën e arsimit, sidomos ndryshimeve të bëra në lidhje me pranimet në universitet, të cilat sipas tyre do të jenë më selektive.

Protesta e studentëve po zhvillohet në një kohë kur vendi po përballet me protesta nga qytetarët francezë të pakënaqur nga reformat e Macron dhe standardi i jetës në Francë.

Protesta e “jelekëve të verdhë” është bërë e dhunshme duke shkatërruar qindra dyqane nëpër rrugët e Parisit. Në protestën e fundjavës që sapo lamë pas, 1,709 persona u arrestuan e po mbahen në paraburgim për shkak të trazirave që shkaktuan.

Ditën e sotme, presidenti Emmanuel Macron mbajti takime me biznesmenë dhe përfaqësues të sindikatave të tregtisë, dhe pritet të japë një fjalim ku mendohet se do të bëjë thirrje për unitet dhe qetësim të situatës.

Protestat e dhunshme të  qytetarëve të zemëruar me Macron kanë patur ndikim edhe në ekonominë e Francës. Vetëm dëmet e shkaktuara nga trazirat dhe dhuna gjatë protestave llogariten të kenë shkuar në mijëra euro.

Tashmë pritet reagimi i presidentit Macron për të parë se si do t’a qetësojë ai popullin e mërzitur nga qeverisja e tij.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *