35.5 C
Tirana
E martë, 16 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Në qershor gati njëra nga korsitë e by-pass-it të Fierit

spot_img

Pas 6 vjetësh zvarritje të punimeve, rruga e by pass-it të Fierit tashmë është në fazën intensive të punimeve të saj.

Punimet nisën në vitin 2011, por ecuria e ngadaltë e tyre dhe shkelja e kontratës, detyroi qeverinë shqiptare që të rindërtojë edhe njëherë 22 kilometrat e kësaj autostrade.

Sot në gjurmën e by-passit të Fierit ka përfunduar faza e parë e punimeve, ajo e mbushjes me gurë.

Në muajin qershor, me hapjen e sezonit turistik, pritet që njëra korsi të jetë e përfunduar, çka do të shkurtojë në 20 minuta rrugën Levan–Fier, ndërsa kompania do të vazhdojë punimet për dy korsitë e krahut tjetër të autostradës.

By pass-i Fierit zhvendos qarkullimin e automjeteve në anën perëndimore të Fierit, duke bërë kështu lidhjen me autostradën Lushnjë–Fier, Fier–Vlorë dhe Levan–Tepelenë.

Problemet me kompaninë e parë, e cila fitoi garën për ndërtimin e këtij segmenti për shkak të ecurisë së dobët të punimeve shtynë me 3 vjet përfundimin e rrugës.

Prej 3 muajsh punimet në këtë segment kanë rinisur, ndërsa planifikohet që autostrada të jetë gati në fund të vitit.

E gjithë kontrata e kësaj rruge kap vlerën  37.9 milion euro.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat