Në Shqipëri i thanë nuk ke gjë, por në Belgjikë i zbuluan kancerin dhe vdiq, reagon doktori që e operoi

Doktor Agim Karaj reagon pas vdekjes së Anjeza Hallvaxhiu, e cila dy vite më parë është operuar nga ai në Spitalin Amavita në Tiranë, për heqjen e një mase turorale në gjoks. Fatkeqësisht dy vite pasi u operua dhe u ndoq periodikisht në spitalin Amavita, pacientja në fjalë ndërroi jetë në Belgjikë, ku kishte shkuar për mjekim më të specializuar.

Doktor Agim Karaj që ka ndjekur dhe rastin e kësaj paciente, thotë se asaj i është hequr në gjoks një masë tumorale “e mirë” (duke iu referuar termave mjeksorë) dhe mjekimi i vetëm sipas doktorit konsistonte në heqjen e tumorit me operacion.

Pasi u bënë të gjitha analizat thotë ai, u vendos se pacientja s’kishte më nevojë për mjekim por vetëm duhet të paraqitej për kontroll pas tre muajsh. Mirëpo, doktor Agim Karaj thotë se pacientja u paraqit pas 6 muaj dhe aty ka vërejtur se kishte një gjendër tjetër nën gjoks.

“Pacientia paraqitet pas 6 muajsh dhe pasi e vizitova i rekomandova te bente biopsine e nje gjendre nen sqetull per te pare nese eshte kancerogjene. Pacientia refuzoi dhe ne i dhame nje epikrize ku rekomanduam vizite senologu pasi do shkonte per nje mendim te dyte jashte vendit. Kemi marre vesh qe pacientia me pas shkoi ne Belgjike ku ju be biopsia dhe filloi kimioterapi.

Nderkohe ne me ate pergjigje biopsie qe kishim nuk mund ti fillonim asnje mjekim. Atehere, ku eshte “mjekimi i gabuar nga spitali Amavita”? Kanceri eshte diagnoze qe kudo ne bote ka mortalitet te larte”, shkruan doktor Agim Karaj.

Më pas nga biopsia që iu bë në Belgjikë, mjekët arritën në përfundimin se Anjeza Hallvaxhi kishte kancer dhe nisi kimioterapinë, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi dot dhe ndërroi jetë.

REAGIMI I PLOTË I DOKTOR AGIM KARAJ:

Gjej rastin te sqaroj opinionin publik mbi trajtimin e pacientes Anjeza Hallvaxhi e cila nderroi jete para disa ditesh. Se pari i shprehim ngushellimet tona familjes dhe te afermve te saj. Se dyti dua te sqaroj qe ne spitalin Amavita punohet me perkushtim dhe humanizem ne trajtimin e pacienteve te shumte. Ne fushen e kirurgjise se tumoreve te gjirit jemi nga spitalet me te kualifikuara duke realizuar operacione shume te veshtira me sukses.

Ne rastin konkret pacientia u paraqit ne spitalin tone ne dt 16.12.2017 me diagnoze tumor glandula mammae sinister suspekt fibroadenoma me mase 3-3.5cm ovale, e lemuar dhe e levizshme. Klinikisht dhe radiologjikisht rezultonte fibroadenome i cili eshte nje tumor i mire dhe per te cilin mjekimi konsiston ne heqje kirurgjikale. Ne dt 16.12.2017 realizohet interventi duke u hequr tumori i teri ,pa u prekur sipas protokolleve.

Materiali i hequr dergohet per biopsi ne kliniken “LDM” e profesorit te nderuar Shahin Kadare me te cilen klinika jone ka bashkepunim prej 11 vjetesh.Pergjigjia e biopsise vjen “Fibroadenoma”. Me kete pergjigje klinika jone nuk mund te bente mjekim tjeter. Pacientes i hiqen penjte dhe i rekomandohet kontroll per 3 muaj. Pacientia paraqitet pas 6 muajsh dhe pasi e vizitova i rekomandova te bente biopsine e nje gjendre nen sqetull per te pare nese eshte kancerogjene.

Pacientia refuzoi dhe ne i dhame nje epikrize ku rekomanduam vizite senologu pasi do shkonte per nje mendim te dyte jashte vendit. Kemi marre vesh qe pacientia me pas shkoi ne Belgjike ku ju be biopsia dhe filloi kimioterapi. Nderkohe ne me ate pergjigje biopsie qe kishim nuk mund ti fillonim asnje mjekim. Atehere, ku eshte “mjekimi i gabuar nga spitali Amavita”? Kanceri eshte diagnoze qe kudo ne bote ka mortalitet te larte.

Neqoftese ne do te kishim nje diagnoze te sakte ne do fillonim kimioterapi ashtu si ne Belgjike.Ne nga ana jone ndjejme dhibje te thelle per pacienten ne fjale dhe na vjen shume keq por ne rastin konkret duhet thene qe nuk eshte fare faji i kirurgeve.Ne Shqiperi shpesh thuhen cudira nga disa media e portale, te cilat nuk thellohen,nuk pyesin rreth nje rasti dhe pastaj te veprojne,por preferojne te nxijne reputacionin,ose nisur nga cektesia e tyre,ose nxitur nga konkurenca te shumta.

Une personalisht kam nje jete te tere qe shpetoj me mijera paciente dhe duke luftuar me vdekjen bej operacione nga me te ndryshmet qe prej vitit 1977.E bej punen time me shume pasion dhe njihem dhe respektohem per eksperiencen time nderkombetarisht dhe konkretisht jam nderuar me cmim mirenjohje nga shoqata e onkologjise shqiptare ne 2017 dhe 2020.Ne spitalin tone punojne mjeket me te mire ne Shqiperi ne kirurgjine e gjirit dhe onkoplastikes.

Ne kemi 11 vjet qe i sherbejme pacienteve me perkushtim duke realizuar operacione nga me te veshtirat dhe asnje nuk mund te hedhe balte mbi punen tone humane dhe fisnike. Me shume respekt Dr Agim Karaj , shefi kirurgjise ne spitalin Amavita.