fbpx

“Në Shqipëri janë rrahur e vrarë dhe më parë”, ja si përgjigjet Lulzim Basha

Në një intervistë të dhënë pak minuta më parë kryetari i opozitës, Lulzim Basha e ka vënë theksin te dhuna te Teatri Kombëtar.

Por teksa fliste për dhunën, gazetarja Mirela Milori në ABCneës i ka kujtuar kryedemokratit se nuk është hera e parë që në Shqipëri dhunohen, madje edhe vriten protestues.

“Nuk është hera e parë, por duhet të jetë hera e fundit. Vjedhja e truallit te Teatri Kombëtar duhet të ishte sot lajm kryesor. E pranoi në parlament. Pse e vjedh në këtë mënyrë truallin, çfarë e detyron, sepse ky është në një marrëdhënie të pandashme me mafian. Kur merr kaparin, ose do bësh detyrën, ose do hash plumbin. Dhe këta janë pengje të mafias”, tha Basha.