‘Në Shqipëri nuk më lënë të paguaj në restorante’, Xhaka: Lojtarët e kombëtares i bëjnë…

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, ka dhënë një intervistë për mediat gjermane lidhur me zgjedhjen e tij për të përfaqësuar kuqezinjtë dhe jo Zvicrën. Mesfushori më tej ka folur edhe për reputacionin që një futbollist i kombëtares ka në vendin tonë.

Ke lindur në Zvicër, ti ndihesh rehat këtu, por zgjodhe të luash për Shqipërinë.

FSHF-ja u interesua shumë herët për mua dhe unë dëshiroja të provoja veten në niveli ndërkombëtar në një moshë të re. Nuk ka qenë vendim kundër Zvicrës. I jam mirënjohës këtij vendi që mirëpriti familjen time. Unë u linda dhe u rrita këtu. Por, doja të fitoja eksperiencë me ekipin kombëtar sa më shpejt të ishte e mundur dhe për fat të keq nuk qe Zvicra.

Çfarë reputacioni ke si futbollist i lindur në diasporën shqiptare në Shqipëri?

Në Shqipëri janë shumë të dhënë pas skuadrës kombëtare. Si ekip kombëtar, ata kthejnë menjëherë në një hero folklorik. Për këtë arsye shkoj në restorante të ndryshme në Shqipëri dhe atje më paguajnë porositë. Reputacioni që atletët profesionistë shqiptarë, të cikët përfaqësojnë vendin tonë është i jashtëzakonshëm.