fbpx

Në Shqipëri po përgatitet një protestë e madhe

Tashmë pas më shumë se një muaj nga shembja e Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, aktivistë dhe artistë vijojnë sërish betejën ligjore për dy çështje të cilat janë lënë pezull.

Bëhet fjalë për ligjin special dhe VKM-në për kalimin e truallit të teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë.

Pavarësisht se në fillim, shembja e teatrit nxiti protesta masive, tashmë ato duket se janë zbehur. Njëra prej aktivisteve të AMT-së, Lindita Komani u shpreh për Ora News se po përgatiten për protesta më të mëdha, por nuk dha detaje për kohën se kur do të organizohet.

Komani shpreson tek rifillimi i punës së Gjykatës Kushtetuese për të dhënë vendime mbi dy çështjet e lëna pezull.