“Në shtetin që do të kryesojë OSBE-në pushteti merret me kaçavidë”

Pasi Bashkia e Kamzës u thye sot me kaçavidë dhe mjete të forta për ti hapur rrugë hyrjes në të të kryetarit të dalë nga votimet njëpartiake të 30 qershorit, Rakip Suli, vjen edhe reagimi i Agron Dukës.

Në një shënim në profilin e tij në facebook duke postuar fotot nga thyerja e derës së bashkisë Kamëz, kryetari i Partisë Ambientaliste Agrare, shkruan jo me pak doza ironie:

‘Në shtetin që në vitin 2020 do të kryesojë OSBE-në, pushteti merret me kaçavidë…’, shkruan Duka.