29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Në spital pas tentativës për vetëvrasje? Reagon vajza e Michael Jackson

spot_img

 

Paris Jackson i është përgjigjur raporteve se ajo ka hyrë në një objekt trajtimi pasi merret me shëndetin e saj emocional.

Vajza e të ndjerit Michael Jackson ka postuar në llogarinë e saj zyrtare Instagram të mërkurën se “media po ekzagjeron për të zakonshme”.

Detajet e reja të zbuluara në dokumentarin “Leaving Neverland” kanë bërë bujë të madhe pasi e kanë portretizuar Michael Jackson si pedofil.

 

Së fundmi “TMZ” ka raportuar se Paris u shtrua në spital pas tentativës për vetëvrasje, mirëpo reagimi nga ana e saj ka qenë shumë i shpejtë, duke i cilësuar lajmet si të pavërteta dhe personat që i kanë shkruar dhe publikuar, gënjeshtarë.

Rikujtojmë se në fillim të këtij viti, disa burime pohuan se Paris është parë duke hyrë në një qendër rehabilitimi.

Mirëpo edhe asokohe ajo i mohoi zërat që kishte probleme me shëndetin mendor, duke deklaruar se thjesht shkoi atje sepse kishte nevojë për një pushim të shkurtër.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat