“Në spitalin Covid-2 nuk ka ilaçe”, pas denoncimit të PD reagon ‘Shefqet Ndroqi’: Nuk mungon asgjë

224_spitalit_Shefqet_Ndroqi_qender_spitalore_sanatoriumi_tirane.jpg

Pas denoncimit të ish-deputetit Bardh Spahia, ku thuhej se në spitalin Covid-2 nuk kishte ilaçe, vjen reagimi i menjëhershëm i ‘Shefqet Ndroqit’.

Në deklaratë përgënjeshtrohet denoncimi i PD dhe theksohet se nuk ka asnjë medikament që mungon brenda në spital.

Deklarata:

Në përgjigje të reagimit të Partisë Demokratike, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” informon qytetarët se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim për pacientët e shtruar që përdoret në protokollet e përcaktuara të mjekimit në spitalin tonë.

Spitali Covid2 “Shefqet Ndroqi” ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët, me terapitë e plota të mjekimit.

Në të njëjtën kohë ftojmë politikanët të na lejojnë të bëjmë punën tonë për t’u shërbyer pacientëve të prekur nga Covid19 ditë e natë, pa ndërprerje, me përkushtim dhe profesionalizëm.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303