fbpx

Në takim me ministrin grek, Rama jep lajmin e papritur: Së shpejti, ne…

Teksa ndodhej në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm grek, Rama tha se së shpejto do të zhvillohet një mbledhje të përbashkët me Greqinë, për të zgjidhur problemet e njerëzve të zakonshëm.

Më tej, ai foli dhe për çështjen e detit.

“Më vjen keq për patriotët e detit, por duhet të gjejnë arsye të tjera për të shpallur patriotizmin se kjo e detit nuk është më çështje që të bëjnë propagandën e shtirur anti greke dhe as elektorat patriotik.

Të vetëvendosen në çështje të tjera. Kjo çështje tani do jetë në dorë të drejtësisë ndërkombëtare. Kështu fokusohemi tek bashkëpunimi ekonomik, rajonal dhe për një mbledhje të parë të dy qeverive tona për tu marrë me çështje që kanë rendësi për njerëzit e zakonshëm, shqiptarët në Greqi dhe grekët këtu”,- tha Rama.