fbpx

“Në të 2-ja herët ka fituar populli”. Meta nxjerr Blushin për t’iu “përgjigjur” Ramës: Pse ke kaq frikë?

Pas pas reagimit të Kryeministrit Rama ndaj Presidentit Meta për çështjen e referendumit Kreu i Shtetit ka zgjedhur ti kundërpërgjigjet me anë të zëdhënësit Tedi Blushi.

Rama tha se listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë pasi askund nuk bëhet referendum për këto çështje por sipas Metës, ai ka ‘frikë nga populli’.

“Pse kaq frikë nga populli? Në Shqipëri kanë ndodhur DY REFERENDUME dhe në të dyja herët ka fituar POPULLI. Padyshim edhe REFERENDUMIN E TRETË DO TA FITOJË POPULLI. Sepse në Republikën e Shqipërisë, SOVRANITETI I PËRKET POPULLIT dhe vetëm atij.

Mos kini frikë nga populli!”, shkruan Tedi Blushi në reagimin e tij.