fbpx

Në Tiranë përfundon procesi, ja ç’ndodhi sot me demokratët e kryeqytetit

Ka përfunduar edhe në Tiranë procesi i votimit të kandidatëve të Partisë Demokratike. Procesi i votimit ka përfunduar rreth orës 18:00 këtë pasdite ndërsa mësohet se ka nisur procesi i numërimit të votave.

Pas një procesi që zgjati për afro 3 muaj, anëtarësia e Partisë Demokratike në kryeqytet u përball me emrat e propozuar dhe konfirmuar nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në PD.

140 kandidatë garojnë në 21 degët e qarkut të Tiranës për të qenë pjese listës me 35 emra që Partia Demokratike do të paraqesë për zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021.

Demokratët kanë votuar për 140 emra në Qarkun e Tiranës.

Habia e madhe e ditës së sotme ishte ajo që ndodhi në Kamëz. Bastioni i demokratëve  ka bojkotuar votimin. Kanë marrë pjesë 21 % e anëtarësisë.