fbpx

Në zjarr fabrika e kryebashkiakut shqiptar

Një zjarr i madh i orëve të fundit ka djegur tërësisht fabrikën e prodhimit të dyshekëve në Kavajë, në pronësi të babait të kryebashkiakut të qytetit Redjan Krali.

Paraprakisht dyshohet se një shkëndijë elektrike është bërë shkak I flakëve që kanë përfshirë të gjithë godinën.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të shuar flakët. Paraprakisht mësohet se nuk ka persona të lënduar. Kjo është hera e dytë që fabrika në fjalë, në lagjen nr.5 të qytetit të Kavajës, përfshihet nga flakët.