fbpx

Negociatat/ Balla për vendimin ‘PO’ me kushte: Shqipëria, mirënjohëse Merkelit

Screenshot_2-20.png

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka falënderuar kancelaren Angela Merkel, duke theksuar se Shqipëria i është mirënjohëse.

Ai u prit në një takim në Selinë Qendrore të Unionit Kristian-Demokrat (CDU) nga Sekretari i Përgjithshëm i CDU Paul Zemiak.

Gjithashtu, Balla falënderoi edhe grupin Parlamentar të CDU për të mbështetur vendimin e Bundestagut

“Shqipëria i është mirënjohëse Kancelares Angela Merkel dhe Grupit Parlamentar të CDU për të mbështetur vendimin e Bundestagut që autorizon Qeverinë Federale për të miratuar në Këshillin Europian të 17-18 Tetorit fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë”.

Lidhur me rekomandimet e vendimit të Bundestagut, bashkë ndamë vlerësimin se është në interesin e Shqipërisë, por edhe të partnerëve tanë evropianë që puna në këto fusha të drejtohet dhe të monitorohet në kontekstin e benchmarks të negociatave të anëtarësimit. Sigurisht është edhe në interesin e besueshmërisë së procesit të zgjerimit që të tregojë se dedikimi ndaj progresit në reforma po shpërblehet dhe është frytdhënës.

Me mbështetjen e Gjermanisë dhe BE, po ashtu edhe të SHBA, Shqipëria po ndërton një sistem të ri të drejtësisë. Gjermania është mbështetësi kryesor i Projektit EURALIUS, i cili ka krijuar kushtet për implementimin e reformës së drejtësisë, kontribuon në forcimin e pavarësisë, të transparencës dhe eficiencës së sistemit të drejtësisë”, theksoi Balla.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303