fbpx

Negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, flet Komisioneri Oliver Varhelyi

Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi ka deklaruar sot se për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore do të vendoset nga një raport vjetor i cili do të dalë në vjeshtën e këtij viti.

“Unë kam konfirmuar sot se kornizat e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të vazhdojnë në qershor, ndërsa raporti vjetor pritet që të prezantohet në vjeshtë.

Kështu që reformat e mëtejshme mund të vazhdojnë dhe parashikimet janë të mira, duke iu përmbajtur rregullave të Covid-19. Momenti i zgjerimit për shtetet e Ballkanit Perëndimor vazhdon”, shkruan Komisioneri i Zgjerimit.