Negociatat/ Hajdari thumbon liderët politik nga Berisha, te Rama dhe Basha

1559205778_rudinahajdari19.jpg

Deputetja e PD, Rudina Hajdari ka reaguar në lidhje me fjalët e Ballës në Parlament, teksa tha se negociatat do të hapen brenda vitit 2019.

Në fjalën e saj, Hajdari u shpreh duke thumbuar se askush nga liderët politik nuk e ka bindur dot BE në lidhje me integrimin  .

“Unë e kuptoj retorikën tuaj politike, por nuk dua të hyjë në atë mesele. Mungon Rama, qoftë duke na thënë diçka sa i përket këtij raporti. Kam ardhur të them këtu disa të vërteta. Sot kemi vetëm një njeri se është i “i vetmi më i miri i të mirëve”, po përpiqet të bind se vetëm ky po punon. Një njeri që varfëron të varfrit. Qeveria e tij është në një regres, integrimi nuk vjen nga të paintegruarit. Asnjë nga liderët tonë nuk e bindi dot BE që do jenë ato që do bëjnë integrimin. BE ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm për BP, por pranojë se BE na ka ndihmuar shumë, por ndihma më e vërtetë duhet të vijë nga ne. Ne nuk dimë se ç’do të thotë integrimi për Shqipëri, ku thonë se rroga është më e larta se në Gjermani, kur shpërndanë karta si letra nderi si njëherë e një kohë, kur nuk bëjnë asnjë ditë punë, por vetëm letra dashuri, apo ata që protestojnë në një ditë pushimi ku ai është vetë pushim. Shqipëria është bërë me një “gjoja”. Ka ardhur koha që të mos bëjmë më gjoja. Ka ardhur koha e një gjenerate që arsimohet ndryshe. Është detyra jonë patriotike për të marrë vendimin pozitiv të BE, duhet të fitojmë”, theksoi Hajdari.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303