fbpx

Negociatat/ Nga Gjermania vjen mesazhi i fortë, nuk heqin dorë nga kushtet

Sot është një ditë e rëndësishme për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë për shkak të vendimit të ministrave të BE për çeljen e negociatat

Këtë vendim e ka përshendetur edhe Zv.kryetari i Grupit Parlamentar CDu/CSU në Bundestagun gjerman Johann Ëadephul, i cili e konsideron vendimin si një sinjal inkurajimi dhe shprese për qytetarët, sidomos në këto kohë të vështira të krizës së koronavirusit.

Po nga ana tjetër deputeti gjerman deklaron se vendimi i Këshillit të Ministrave është edhe një deklaratë mosbesimi ndaj Komisionit Europian, i cili kishte propozuar që negociatat me Shqipërinë të nisin pa kushte.

Për Ëadephul fakti që vendet anëtare sot kanë vendosur 15 kushte deshmon se ato presin që Komisioni Europian të monitorojë progresin në mënyrë më strikte dhe me më shumë kujdes.

“Vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian konfirmon perspektivën europiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ky është një sinjal inkurajimi dhe shprese për qytetarët, sidomos në këto kohë të vështira të krizës së koronavirusit, e cila i ka prekur të dyja këto vende në shkallë të konsiderueshme.

Në të njëjtën kohë, vendimi i Këshillit të Ministrave është një deklaratë mosbesimi ndaj Komisionit Europian. Ky i fundit kishte propozuar që negociatat me Shqipërinë të nisin pa kushte. Fakti që vendet anëtare sot kanë vendosur 15 kushte deshmon se ato presin që Komisioni Europian të monitorojë progresin në mënyrë më strikte dhe me më shumë kujdes. Kjo vlen për përmbushjen e 15 parakushteve, si edhe për të gjithë procesin e negociatave.

Ne jemi të bindur se Komisioni i ri Europian nën drejtimin e Presidentes Ursula von der Leyen do ta marrë këtë parasysh. Grupi parlamentar CDU/CSU bashkë me gjithë partnerët e tij Europianë, do të jetë i palëkundur derisa 15 parakushtet të përmbushen plotësisht përpara se të nisin negociatat e pranimit me Shqipërinë”, deklaron Wadephul.