fbpx

Negociatat për Shqipërinë, Meta përshëndet vendimin ‘Ok’ të ministrave të BE

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për vendimin e ministrave të BE-së për negociatat e Shqipërisë. Meta ka përshendetur vendimin ‘OK’.

Mesazhi i Metës:

Përshëndes vendimin e sotëm politik të Këshillit të Ministrave të BE që konfirmoi qartë perspektivën europiane të Shqipërisë duke miratuar çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE.
Falenderoj të gjitha shtetet anëtare për këtë vendim inkurajues, që gjeti vend në axhendën europiane, pavarësisht momenteve shumë të vështira që po kalojmë çdo njëri prej nesh!
Asnjë minutë nuk duhet humbur për të zbatuar sa më parë secilin prej kushteve që i paraprijnë konferencës ndërqeveritare për nisjen e negocimit të kapitujve! 🇦🇱🤝🇪🇺