fbpx

Negociatat/ Zbardhet takimi midis Hahnit dhe Zaevit: BE është për ne e vetmja rrugë!

page-2.jpg

Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn në konferencën e përbashkët me kryeministri Zoran Zaev në Bruksel theksoi se Maqedonia e Veriut ka kaluar një rrugë të gjatë drejt integrimit. Ai shtoi se qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë një jetë më të mirë dhe për këtë, duhen që BE të hapë menjëherë negociatat.

Gjithashtu Johannes Hahn u ndal edhe tek Shqipëria, ndërsa shtoi se do të kërkojë që të dyja vendet të marrin një përgjigje pozitive nga Këshilli i Evropës.

Ne si evropian duhet t’i kemi në konsideratë këto përpjekje. Bëhet fjalë për sinjal të qartë për përpjekje për perspektivat e vendeve si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Kjo pritet pas gjitha masave të ndërmarra nga të dy vendet. Ka shumë fjalime se Evropa duhet të ketë rol në nivel botëror, por nëse këtë nuk mund ta bëjmë në oborrin tonë do të humbim kredibilitetin ta bëjmë këtë jashtë. Mund të kërkoj nga liderët tanë të japin dritë jeshile”, tha Han.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ishte i prerë në kërkesën e tij, ku u zotua se vendi që drejton synon të anëtarësohet me çdo kusht në BE. Ai ftoi vendet anëtare të mos bëhen pengesë për përpjekjet e shtetit që ai drejton.

Mos u bëni pengesë për ne, ju ftoj të bëheni heronjtë tanë, sepse Bashkimi Evropian për ne është e vetmja rrugë dhe nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveç kësaj. Bashkimi Evropian në qershor shtyhu për disa muaj negociatat me pretekstin e reformave por ja tetori erdhi dhe ne presim që ju të çelin përfundimisht negociatat. E dimë që ka shumë akoma për të bërë dhe metodologjinë e re që ju po aplikoni për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, këtë pjesë e dimë edhe ne, por le ti fillojmë tani, dhe më pas të vazhdojmë bisedimet për ato që na kërkoni. Të gjithë në jemi gati, nga unë, Presidenti, Kuvendi edhe opozita, jemi gati të fillojmë negociatat tani. Ne bëmë të pamundurën për Marrëveshjen e Prespës, na besoni se nuk ishte e lehtë. Por ne e bëmë sepse ishte kushti kryesor për ne për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, dhe ne ia arritëm, treguam se ne mundemi. Nëse nuk na i hapni negociatat do të ketë efekte shumë negative, jo vetëm në vend po edhe në rajon, por edhe Bashkimi Evropian do të humbasë besueshmërinë e tij, prandaj mos na pengoni, bëhuni heronjtë tanë”, apeloi Zoran Zaev.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303