20.5 C
Tirana
E martë, 21 Maj, 2024

TË FUNDIT

Negociatori i BE: Çështja e Irlandës mund të prishë marrëveshjen e Brexit

spot_img

Negociatori i Bashkimit Europian Michel Barnier ka deklaruar se një marrëveshje Brexit me Mbretërinë e Bashkuar është pothuajse 90 përqind e arritur, por që mund të mos arrihet për shkak të pengesave të vazhdueshme për kufirin irlandez.

“Nëntëdhjetë përqind e marrëveshjes me Britaninë është dakortësuar”, tha Barnier për Radio France Inter.

“Unë jam i bindur se një marrëveshje është e nevojshme, por ende nuk jam i sigurt a do të arrihet një e tillë”, tha ai.

Të enjten, kryeministrja britanik Theresa May dhe krerët e tjerë të BE shprehën besimin se mund të arrinin një marrëveshje të Brexit, megjithatë të dy palët nuk kanë gjetur një zgjidhje për kufirin midis provincës britanike të Irlandës së Veriut dhe Irlandës.

Kryeministrja May gjithashtu ka deklaruar se do të merrte në konsideratë zgjatjen e një të ashtuquajture periudhe tranzicioni “për disa muaj” derisa të zgjidhet çështja e kufirit irlandez, një fakt ky që nuk u prit mirë nga deputetët britanikë pasi Britania pritet të largohet nga BE në muajin mars dhe zgjatja e këtij afati do të thotë që Britania duhet të japë më shumë paund për BE-në.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat