fbpx

Negociatori i Koresë së Veriut në SHBA, letër për Trump nga Kim Jong Un

letter-to-Trump.jpg

Negociatori kryesor i Koresë së Veriut në bisedimet bërthamore me SHBA, Kim Yong Chol, mbërriti në Uashington ditën e djeshme, pak orë pasi presidenti Donald Trump ngriti një strategji të re të mbrojtjes nga raketat që duket se bie në kundërshtim me pretendimin e tij se Pheniani nuk është më një kërcënim bërthamor.

Negociatori mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Uashingtonit të enjten në mbrëmje, duke sjellë me vete një letër nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un për presidentin amerikan Donald Trump, tha për CNN një burim i njohur me bisedimet midis SHBA dhe Koresë së Veriut .

Mes shenjave që të dy palët janë pranë pranimit të një marrëveshjeje për mbrojtjen nga raketat, që Trump paraqiti personalisht në Pentagon, në mënyrë eksplicite thotë se Koreja e Veriut mbetet një “kërcënim i jashtëzakonshëm” për SHBA-në, një vlerësim që është në përputhje me gjetjet nga ushtria amerikane dhe agjencitë e inteligjencës, por rrallë pranohet nga vetë Trump.

Para shtatë muajsh, Trump deklaroi se takimi i tij i parë me Kim Jong Un në Singapor kishte zhdukur çdo kërcënim bërthamor të paraqitur nga Koreja e Veriut edhe pse takimi nuk prodhoi prova të verifikueshme se Koreja e Veriut do të ndërpresë programin e saj bërthamor.

Që nga ajo kohë Trump ka këmbëngulur se bisedimet me Korenë e Veriut po japin përparim, duke treguar mungesën e testeve raketore dhe bërthamore si dëshmi se Pheniani po lëviz drejt denuklarizimit./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303