fbpx

NEJSE!

vendos.jpg

Nga Sokol Terihati

Është e disata herë që Shqipëria dështon në hapjen e negociatave me BE.

Siç edhe pritej, është Hollanda që vuri veton .

Është i njohur tashmë qëndrimi skeptik i saj por edhe i Francës, lidhur me reformat e domosdoshme që duhet të kryej qeveria shqiptare, në mënyrë që të nisë ky proçes i shumëpritur nga të gjithë shqiptarët.

Meqënëse jemi tek detyrat që duhet të kryej qeveria vlen të theksohet se asnjë qeveri, përpara saj nuk ka qënë në kushte kaq komode.

Edi Rama qeveris i vetem me një shumicë absolute në Parlament, kontrollues i të gjitha bashkive të vendit me një opozitë pothuajse inekzistente dhe i mbështetur hapur nga përfaqësitë diplomatike, në Tiranë. Edhe nga Përfaqësuesit e Brukselit.

Pra nuk ka asnjë alibi, për të treguar lidhur me këtë dështim të rradhës.

Është i pa preçedent festimi disa herë ,”i hapjes” se negociatave , ndërkohë që jemi gjithnjë e më larg nga dyert e Brukselit.

Megjithëse, vërtet është e vështirë të gjesh një alibi, në fakt e gjeti kryetari i grupit parlamentar të PS ,Taulant Balla , i cili është edhe personi më i mirëinformuar për këtë problem madhor, pasi ka kryesuar delegacionin shqiptar në Bruksel, për vite me radhë.

“Nuk u pranuam ,sepse Hollanda ka zgjedhjet ne mars”???

Pastaj i ka Franca !

Pra me logjikën e zotit Balla i bie që ne mos pranohemi kurrë sepse sa herë të diskutohet ky problem, njëri nga shtetet e BE do ketë ndonjë palë zgjedhje !

Pastaj po shtetet e tjera kandidate pse janë pranuar!?

Me këtë mungesë përgjegjësie për një çështje kaq madhore mund t’i flasësh vetëm opinionit publik shqiptar , pa patur asnjë kosto politike e morale!

Nejse!…

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303