fbpx

Nëna akuzohet për dhunë, Gjykata e Sarandës urdhër mbrojtje për dy fëmijët

Gjykata e Sarandës, caktoi urdhër mbrojtjeje për dy fëmijët e Elizabeta Mitës, të akuzuar për keqtrajtimin e vajzës 13 vjeçare dhe largimin nga banesa të bashkëjetuesit denoncues të fenomenit, Arjan Mekollari.

Gjyqtarja, Nevrie Duka, vendosi se vajza nga martesa e parë dhe djali me ish-bashkëjetuesin do të qëndrojnë me prindërit e 41 vjeçares.

Këta të fundit, do të zhvendosen nga Fieri në një banesë me qira në Sarandë për shkak se vajza 13 vjeçare ndjek aktualisht shkollën.

Të shtunën, gjykata e Sarandës la në burg 41 vjeçaren e akuzuar për dhunë, pas denoncimit në një emision investigativ.