Nëna dhe dy fëmijët vdesin në vend, treni me shpejtësi skëterrë i merr para

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-2-1.jpg

Një ngjarje e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur ditën e djeshme në SHBA. Një grua dhe dy fëmijë kanë mbetur të vdekur, pasi një tren i shpejtësisë së lartë goditi makinën e tyre, teksa ishte duke kaluar hekurudhën.

Treni që udhëtonte nga Miami për në New York u përplas me makinën tip “Subaru Outback”, rreth orës 02:00, të së shtunës.

Nga hetimet e policisë ka rezultuar se automjeti pas goditjes ishte marrë para rreth 1 kilometër dhe zvarritja e tij ka përfunduar kur treni ka qëndruar.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303