fbpx

Nëna dhe motra u vetëflijuan, pse Blerta Ja Josifi rrezikon burgun

Vetëm Blerta, 34-vjeçarja, është gjallë dhe ka shpëtuar nga tragjedia e familjes Josifi. Por sipas informacioneve ajo do të merret në hetim nga policia me akuzën e “moskallëzimit të krimit”.

Mos deklarimi i vdekjes së motrës së saj Anisa Josifi të cilin me mamanë e saj Zhaneta ajo e mbajti për më shumë se një vit të fshehur e ngarkon atë me përgjegjësi penale, bëjnë me dije hetuesit për ‘ReportTv’.

Aktualisht Blerta ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin psikiatrik në Tiranë ku po mbahet nën monitorimin e mjekëve.