Nëna i jep vodka për ta vënë në gjumë, vdes foshnja

foshnja1.jpg

Një foshnje 8-muajshe ka ndërruar jetë pasi nëna e tij i dha vodka për ta vënë në gjumë. Kjo ngjarje ka tronditur mediat, ku fëmija ka pasur probleme të shumta shëndetësore nga konsumimi i vodkës.

Më e keqja është se e ëma nuk e dërgonte në spital pavarësisht gjendjes së rënduar të foshnjës. Mësohet se foshnja e gjinisë mashkull, ka qenë i sëmurë me temperaturë disa ditë rresht përpara vdekjes së tij.

Nëna e tij e quajtur, Nadezhda Yarych kishte refuzuar në fillim të dërgonte djalin në spital për të marrë trajtim mjekësor. Kur djali i vogël u shtrua në spital, mjekët nuk mundën dot ta shpëtonin pasi sistemi i tij imunitar ishte dobësuar shumë si pasojë e një infeksioni të rëndë./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303