Nënë për herë të parë, moderatorja shqiptare zbulon gjininë e bebit

Gazetarja e njohur sportive Vilma Masha është shtatzënë për herë të parë. Edhe pse ajo gjithmonë është munduar ta mbajë larg syrit të medieve jetën private, ka qenë vetë moderatorja që ka treguar se është shtatzënë përmes një postimi shumë të ëmbël.

Gjithashtu ajo ka publikuar në Instastoryn e saj foton e një fustani rozë që i kanë dhuruar për beben dhe kështu ka zbuluar gjininë e foshnjës që do të vijë në jetë.

Në këtë mënyrë ajo ka treguar se do bëhet nënë për herë të parë e një vajze.