Nënkryetari grek i PE: Kacifa ishte ekstremist i armatosur, mos e bëni hero

download-1.png

Vijojnë reagimet për ngjarjen e ndodhur 5 ditë më parë kur në Bularat u vra, Kostancinos Kacifa.

Qëndrime ekstreme dhe raciste që kanë gjetur hapësirë në opinionin grek gjatë ditëve të fundit janëe të panumërta.

Mediat e vendit fqinj duket se kanë ndikuar dhe në shtimin e urrejtjes ndaj shqiptarëve për shkak të raportimeve të rreme që paraqesin një situatë krejt tjetër. N

Por mes reagime nacionalistë që flasin për të “vrarë qentë shqiptarë” ka dhe politikanë të përgjegjshëm që kanë bërë thirrje për maturi të mediave dhe qytetarëve grekë. Sot Dimitrios Papadimoulis, Zv. Presidenti i Parlamentit Europian dhe deputet i partisë së kryeministrit Aleksis Cipras kërkoi nga grekët të jenë më të përmbajtur.

Në një intervistë për median greke “Real FM Radio”ai thotë se “Kacifas ishte një ekstremist, mos e bëni hero”. Papadimoulis deklaroi se në Tiranë dhe Athinë të gjithë janë kundër konflikteve. “Natyrisht ky njeri kishte pikëpamje ekstreme, me sa duket kishte kallashnikovin dhe qëlloi, dhe të gjithë në Tiranë apo Athinë janë kundër dhunës nga kushdo që ajo vjen dhe kundër luftës së armatosur për të arritur objektiva politike, nuk duhet të sakrifikojme njeri, që për ne është prioriteti i parë. Dhe dua t’i them shtetit grek dhe shoqërisë greke, dy gjëra: Së pari, të sqarohet nëse Katsifas mund të neutralizohej pa u vrarë dhe e dyta, nuk e shkaktojnë këtë ping pong dhe përkeqësimin e marrëdhënieve dhe të jetës së pakicës greke në Shqipëri. Katsifas ishte një ekstremist, mos e bëni hero”,- tha Papadimoulis.

scroll to top