Nënkryetari i AAK-së: Rama po e ofendon Kosovën

nitaj.jpg

Ish-deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë po e ofendon Kosovën me ndihmën që po i bën Serbisë në projektin e mini-shengenit ballkanik.

“Shengeni Ballkanik, është ide e kamotshme e Serbisë dhe roli i Edi Ramës në këtë nismë, është ofendimi i radhës që ai i bën Kosovës!”, ka reaguar Nitaj.

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia Veriore kanë nisur projektin e mini-shengenit ballkanik.

Sot, Edi Rama po merr pjesë në Samitin e Ohrit bashkë me Zoran Zaev dhe Aleksander Vuçiç.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303