fbpx

Nënoficeri që humbi jetën gjatë ushtrimit të detyrës, Haradinaj mesazh prekës

70027ec0d25ea95cdbd6e8105f9da990_L.jpg

Një nënoficer i Forcave Speciale të Kosovës, i cili punonte në batalionin e reagimit të shpejtë në Mitrovicë, humbi jetën një ditë më parë pasi kreu testimet fizike.

Kapteri që humbi jetën gjatë ushtrimit të detyrës, është Baki Ejupi, 45-vjeç, nga Podujeva.

Mbi ikjen e tij të parakohshme, ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili bashkangjitur fotos së nënoficerit, ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta duke e kujtuar kapter Baki Ejupin, si një ushtar shembullor të Forcave Speciale në Kosovë.

“I trishtë lajmi për vdekjen në detyrë, të nënoficerit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter Baki Ejupi. Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Brigada 152, dhe pjesëtar aktiv i ushtrisë së Kosovës, Baki Ejupi, do të kujtohet përherë si ushtar shembullor. Ngushëllime të thella familjes, miqve si dhe ushtarëve e oficerëve me të cilët Bakiu shërbeu. RH”, shkruan Haradinaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303