Nëntë infermiere nga i njëjti spital shtatzënë në të njëjtën kohë

Nëntë infermiere në një spital në Maine, janë në pritje të një fëmije, të cilat do të lindin në të njëjtën kohë.

Infermieret në Qendrën Mjekësore në Maine të Portland, do të sjellin në jetë fëmijët e tyre në mes të prillit dhe korrikut.

Spitali njoftoi shtatzënitë përmes rrjeteve sociale dhe uroi nënat. Tetë prej tyre u paraqitën në foto me barkë të fryrë.

Spitali gjithashtu  iu përgjigj shqetësimeve të disa njerëzve lidhur me stafin gjatë verës duke komentuar ‘mos u shqetësoni, ne kemi një plan’.

Infermieret e kanë mbështetur njëra-tjetrën që nga fillimi dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë derisa të lindin të gjitha./real-news.tv/