20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Nepal, vdesin 7 alpinistë nga stuhia e dëborës

spot_img

Të paktën 7 alpinistë vdiqën kur një stuhi dëbore e dhunshme shkatërroi kampin e tyre në një majë në Himalaje, në Nepalin perëndimor.

Një ekip ekspeditash prej 5 anëtarësh të Koresë së Jugut dhe katër udhëzues nga Nepali ishin në kampin bazë të malit Gurja kur stuhia goditi, tha policia të shtunën.

Ekuipazhi i një helikopteri shpëtimi konfirmoi se kishte parë 7 trupa në rrënojat e kampit, por nuk ishte në gjendje të qëndronte për shkak të kushteve të këqija të motit. Dy alpinistë të tjerë konsiderohen të zhdukur, por ekziston frika se kanë vdekur.

“Misioni i shpëtimit është në zhvillim e sipër. Ky incident ndodhi për shkak të një stuhie dëbore, një helikopter u përpoq të shkonte në kamp, por nuk mund ta bënte këtë për shkak të motit të keq”, tha zëdhënësi i policisë Sailesh Thapa për BBC.

Mediat lokale raportojnë se alpinistja e Koresë së Jugut, Kim Chang-ho, personi më i shpejtë për të arritur majat e 14 maleve më të larta në botë pa përdorur oksigjen shtesë, është ndër të vdekurit.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat