Nëse dëshironi të jetoni në Mbretërinë e Bashkuar, qeveria britanike ofron një mundësi me një nismë të re

Britania e Madhe ka ndërmarrë për herë të parë një nismë për të tërhequr të rinjtë e talentuar nga e gjithë bota.

Skema e ashtuquajtur “Talenti Global” hapet më 20 shkurt.

Kjo lotari mund të hidhet nga të gjithë ata që duan të jetojnë në kombin ishullor, por përzgjedhja duket se do të jetë strikte, në bazë të nevojave të tregut britanik të punës.

“Ndërsa largohemi nga BE, unë dua të dërgoj një mesazh që Mbretëria e Bashkuar është e hapur për mendjet e talentuara ,” tha kryeministri Boris Johnson.

Të gjithë aplikantëve do t’u ofrohet hyrje e shpejtë në Britani dhe një kontratë pune. Kjo skemë pritet të tërheqë shkencëtarë, akademikë, studiues, IT, studentë dhe matematicienë, njoftoi qeveria britanike.

Qeveria britanike nuk ka vendosur kufi nëse se sa do jetë numri aplikantëve që do të pranohen, duke theksuar se do t’i ofrojë mundësi punësimi të gjitha mendjeve të ndritura.

“Britania e Madhe ka një histori krenare të zbulimit shkencor, por për të përballuar sfidat së ardhmes duhet të vazhdojmë të investojmë në kërkime talentesh dhe të rinjsh ambiciozë,” tha Johnson në një deklaratë.