Nëse ecni më shpejt, jetoni më gjatë

A jeni personi që kaloni në rrugë me një ritëm të qetë? Apo ecni shpejt për të shkuar në drejtimin tuaj? Ju do thoni po ç’rëndësi ka kjo, epo sipas një studimi të ri nga Universiteti i Leicester dhe Loughborough University, i cili zbuloi se nëse ecni më shpejt, mund të jetoni më gjatë.

Ata analizuan të dhënat për 474,919 njerëz me një moshë mesatare 52 vjeçare në Britaninë e Madhe në një hapësirë 10 vjeçare dhe gjetën që gratë që ecnin me shpejtësi kishin një jetëgjatësi prej 86,7 deri në 87,8 vjeç dhe ato që shëtisnin  ngadalë kishin perspektiva shumë të zymta: gratë kishin një jetëgjatësi prej 72.4 vjeç. Pesha e tyre nuk kishte asnjë rëndësi.

“Gjetjet tona mund të ndihmojnë në sqarimin e rëndësisë relative të palestër në krahasim me peshën e trupit me jetëgjatësinë e individëve”, tha bashkautori i studimit, profesor Tom Yates.

Me fjalë të tjera, gjetjet sugjerojnë se ndoshta palestra apo aktiviteti fizik është një tregues më i mirë i jetëgjatësisë se indeksi i masës trupore (BMI) dhe se inkurajimi i popullatës për t’u angazhuar në ecje të shpejtë mund të shtojë vite në jetën e tyre.