“Nëse kostumi ju merr flakë, imitoni Neymarin”

Zjarrfikësit e Dublinit në Irlandë kanë dhënë një këshillë shumë të veçantë për njerëzit që do të festojnë Halloween-in.

Në Twitter, departamenti i zjarrfikësve ka postuar një video të futbollistit Neymar duke u rrotulluar në fushë pas një faulli në Botëror dhe ka ftuar irlandezët që të imitojnë brazilianin nëse kostumi i tyre i Halloween-it i merr flakë.

“Ndalu, rrëzohu dhe rrotullohu! Nëse kostumi apo rrobat tuaja marrin flakë, atëherë bëni si Neymar. Nëse vraponi, era vetëm sa do t’i shtojë flakët. Duke u ndalur, rënë përtokë dhe rrotulluar, flakët pakësohen”, lexohet në rrjetin social.

Lër një koment