Nëse Mourinho qëndron, “lumë” largimesh te Manchester United

Jose Mourinho duket se nuk e ka të gjatë si trajner i Manchester United, por nëse portugezi i “mbijeton” shkarkimit, atëherë janë futbollistët ata që do të largohen nga klubi anglez.

Paul Pogba është i pari në radhë. Mesfushori francez, i cili ka kushtuar 100 milionë euro, me shumë mundësi do të kalojë te Barcelona nëse Mourinho vazhdon aventurën në Mançester. Kohët e fundit Pogba dhe Mou e kanë treguar hapur se marrëdhënia e tyre është shumë e keqe.

Ndërkohë, Luke Shaw ka kontratë deri në fund të sezonit dhe mbrojtësi i majtë nuk do të rinovojë nëse portugezi do të vazhdojë në pankinë.

Anthony Martial, Eric Baily, Ander Herrera, Juan Mata dhe Antonio Valencia janë lojtarët e tjerë me valixhet gati.

Lër një koment