fbpx

‘Nëse PS dhe PD luajnë lojëra, ne do ikim’, Ralf Gjoni i bën kërkesën Rudina Hajdarit

Deputeti Ralf Gjoni tha sot në Parlament se do të rishikojë edhe njëherë vendimin duke paralajmëruar largim nëse PD dhe PS nuk do të bëjnë asgjë për Zgjedhoren. Ai i kërkoi Rudina Hajdarit që të rishikojë vendimin nëse do të vijojë e njëjta sjellje.

“Nuk e kuptoj miratimin e ndryshimeve për ligjin për sektorin e energjisë në kontekstin aktual të emergjencës. Jemi në një javë shumë të rëndësishme dhe kritike për cilësinë e demokracisë dhe cdo të ndodhë vitin që vjen. Ndërkohë që parlamenti diskuton për energjinë elektrike, cdo shqiptar i ndershëm i pavarur që nuk i përket komunitetit të lëpirasve, ka një pyetje pse ka frikë Edi Rama listat e hapura? Përse propozimi im për ndryshimin e sistemit nuk është futur për trajtim por trajtohet nga Gjiknuri me një fjali, që propozimet e opozitës do të shikohen nga ekspertët nëse përputhen me Kushtetutën. Hapja e listave nuk kërkon ndryshim kushtetute, nëse ndryshimi i sistemit kërkon ndryshim kushtetute hajde flasim. E keni kthyer Kushtetutën si prostitutat e Amsterdamit. Nuk e duam për vete por për shqiptarët, a mendoni se ju Gramoz Ruci keni frikë nga listat e hapura? Nuk e besoj. Ka frikë Majko? Nuk e besoj? Zoti kryetar ka ardhur momenti të flasim hapur, apo Elisa Spiropali? Fare, fare, fare (qesh) e kam shumë sinqerisht. Ka frikë Rudina Hajdari frikë, apo unë? Jo! Fare.

Ka shumë socialistë që na e pranojnë se duan listat e hapura dhe janë gati të garanojnë më këtë sistem? Atëherë pse Rama i shkel syrin Berishës, nuk po flas për Bashën se ai është në gjumë. Shqipëria nuk ka nevojë për reformën elektorale por reformim të sistemit. Ne do të futemi në zgjedhje në vitin që vjen, a me një apo me. Që PS-ja është në krevat me PD-në, ata të LSI-së nuk i kuptoj pse 2017, kanë çuar Vasilin që duket si nuse fshati. Më e fortë duket Rudina Hajdari. Nëse ata vazhdojnë të luajnë lojëra, prania jonë në atë këshill duhet të futet në diskutim, nuk kemi nevojë të bëhemi nevojë e tresheve të tyre në krevat për të mbajtur pishtarin. Do të deskriditoj cdo lapanjos që do të votojë atë reformë, do i denoncoj te SPAK-u, që ta provojë se nuk fle gjumë si Lul Basha” tha ai.