fbpx

“Nëse qytetari ju adreson një hall trajtojeni si prindin tuaj”. Rama paralajmëron Ministrat: Sanksione për këdo që shkel në dërrasë të kalbur

ata.jpg

Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen e parë të qeverisë se Bashkëqeverisja”, platforma që nisi si një hapësirë për zgjidhjen e problemeve qytetare do të marrë formën e një ligji në mandatin e tretë. Kreu i qeverisë theksoi se ligji do parashikojë sanksione dhe çdo gjë tjetër për çdo punonjës të shtetit duke nisur që nga ministrat që nuk i rri në kohë hallit të qytetarit si të ishte babai apo nëna e tij.

“Do ketë një rubrikë të re për çdo denoncim. Kush nuk do të thotë të vërtetën do marrë përgjegjësinë morale dhe ligjore në lidhje me akuzën, pretendimin dhe denoncimin. Unë jap një porosi që nuk ndryshon. Vendin nuk ta mbaj unë duhet ta mbash vetë. Kjo vlen për dyshemenë ku shkel. Kush shkel në dërrasë të kalbur punën e ka me organet ligjzbatuese dhe jo me mua as me qeverinë. As mua as partisë socialiste nuk do na kenë mbrapa kush do hedhë një hap larg kësaj dyshemeje. Kush abuzon me fonde publike.

Nga llafet dhe akuzat nuk do shpëtojnë kurrë edhe sikur të flini vetëm gjumë. Mundi dhe puna janë ato që vlejnë. Të tjerat i merr të gjitha era e harresës. Mos u shpërqendroni nga sulmet e padrejta dhe thashethemet. Nuk më intereson asnjë reformë, asnjë investim, asnjë rrugë dhe nuk do pranoj asnjë justifikim para cilësisë së marrëdhënieve të kësaj qeverie me çdo njeri që troket në derën tonë për të zgjidhur një hall. Kjo derë është platforma e bashkëqeverisjes.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303