fbpx

Nëse të ftonin do shkoje në dasmë? Ja si përgjigjet mjeku Tritan Kalo

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka dalë serish sot para publikur për të folur mbi situatën e pandemisë së koronavirusit dhe të ardhmes.

Kalo është pyetur nëse do të shkonte në një dasmë nëse do ta ftonin dhe përgjigjja e tij ishte se dasma nuk ka asnjë problem për të shkuar por duhet treguar kujdes.

Megjithatë ai ka shtuar se shqiptarët duhet të tregojnë kujdes me zakonet e përshëndetjeve dhe të harrojnë për pak kohë puthjet dhe përqafimet.

“Nuk do refuzoja asnjë ftesë për dasmë, por që të jenë të kujdesshëm. Përqafimet dhe puthjet janë të tepërta. Koka të na hyjë më shumë në veprim dhe më pak duart. Edhe plazhi me kujdes. Duke respektuar distancën dhe në ato plazhe ku nuk ka derdhje të ujërave të zeza ka rrezik minimal,“- tha Kalo.