fbpx

Nëse vuani nga flokët e thatë e të dëmtuar, zgjidhjen e gjeni në kuzhinë

Trajtimet për flokët mund të jenë të shumta por ato natyralet japin efekte të sigurta dhe afatgjata.

Po ju paraqesim një trajtim shumë të thjeshtë për kujdesjen e flokëve tuaj.

Përbërësit:

250 ml qumësht

2 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja:

Hidhni në një enë qumështin dhe mjaltin duke i përzier vazhdimisht derisa të formohet një masë e njëtrajtshme.

Më pas merrni pak nga kjo masë dhe vendoseni nga rrënja e flokëve dhe poshtë. Mundohuni që të lyeni pjesën më të madhe të kokës dhe majat e flokëve.

Sigurisht fokusohuni tek pjesa ku ndjeni se flokët tuaj janë shumë të thatë dhe të dëmtuar.

Mbajeni këtë maskë në kokë për rreth 15 minuta.

Më pas mund të vazhdoni me larjen e flokëve.

Trajtimin është e këshillueshme ta bëni të paktën dy herë në javë në mënyrë që rezultatet të zgjasin.