fbpx

Nesër “Astiri” zhvendoset tek Kuvendi: Po na vrau Rama, pas nesh do vijë!

policia.jpeg

Edhe këtë të mërkurë, banorët e zonës së Astiritm banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Madhe, dolën në protestë, duke shënuar ditën e 18 të revoltës. Ata kërkojnë dëmshpërblim të plotë të banesave të tyre me vlerën reale të tregut.

“Ku ka qenë ky shtet 24 vite që më thoshte, ‘pse ke ndërtuar në këtë tokë’, ku ka qenë ky shtet gjithë këto vite”, tha një prej banorëve.

Ndërsa një tjetër qytetar tha se ai nuk do lejojë që të t’i prishet banesa dhe bëri dhe një “kërcënim”: Edi Rama duhet të ketë kujdes, se një fjale i thonë e vogla sjell gjithmonë të madhen.

“I bëj thirrje kryeministrit, që nesër protesta do të jetë përpara parlamentit dhe nëse nuk dëgjoni ne mund të futemi dhe brenda në Kuvend. Prandaj nëse në orën 10 do të jemi të gjithë përpara Parlamentit të mbështetur dhe nga banorët e bregut të lumit”, shtoi një tjetër qytetar.

Protesta zhvillohet në mes të rrugës, dhe thuajse gjatë të gjitha ditëve ka sjellë revoltën e drejtuesve të automjeteve, që e kanë shprehur me bori të pandalura makinash.

“I bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar që të ngrihen se kjo është një kauzë për gjithë Shqipërinë që po ik drejt humnerës. Po ikin njerëzit jashtë. U bëj thirrje të gjithë Ambasadave. O kryefaqezi, pronën do ta mbrojmë me gjak, me jetë!

Ti do të më vrasësh mua, pas meje do të vish dhe ti. Do të vdes për pronën time. Vetëm mashtrime ke bërë me këtë popull, por nuk na shtyp dot. Po na vrave ne, do të dalin dhe të tjerët më të fortë se ne dhe ti me ne e ke fundin, ta kesh të qartë. Lëri lojërat politike se nuk jemi për politikë, jemi për të drejtën tonë legjitime.

Avokati i Popullit të mos flejë gjumë, u bëj thirrje të gjithë Ambasadave, shoqatave të të drejtave të njeriut, të vinë tani sa nuk është vonë. Më vonë nuk e di çfarë do të bëhet, do ti mbrojmë me gjak pronat tona. Jemi të gjithë të bashkuar dhe nuk na përçani dot”, u shpreh një tjetër qytetar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *