23.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Nesër dhe pasnesër, Durrësi dhe Kurbini pa drita

spot_img

OST ka njoftuar ditën e sotme se Durrësi dhe Kurbini do të jenë pa energji elektrike për disa orë. Sipas njoftimit, thuhet se në këto vende do bëhen punime, pikërisht në linjat 110kV Rrashbull – Sallmone (Sukth), Rrashbull – Spitallë (Porto Romano 2).

Për dy ditë, pra në datat 20 dhe 21 Durrësi dhe Kurbini nuk do kenë drita përgjatë paraditeve, ekzaktësisht nga ora 09:00 deri më 13:00.

Ditën e nesërme, dritat do ndërpriten në segmentin Durrës-Shijak: Shijak, Breg Lumi, Sukth, Lagjia e Stallave, Bizneset gjatë autostradës, “4 Rrugët e Shijakut”, Maminas – Shijak, Maminas, Sallmone, Gjiri i Lalzit, Kompleksi “Lura”, Shënavlash.

Ndërkohë, më 21 mars në Kurbin, këto zona nuk do kenë drita: : Bashkia Mamurras, Fushë Mamurrasi, Bizneset në Autostradën Mamurras, lagja “Demokracia”, Lagjia e Re, ish-komuna Thumanë, Dukagjin, Zhej./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat