fbpx

Nesër finalja e Botërorit, mbrojtësi lë urgjentisht skuadrën dhe kthehet në Gjermani

Screenshot_38-3.jpg

Mëngjesin e sotëm Gjermania u trondit nga lajmi i vdekjes së Kasia Lenhardt, modelja 25-vjeçare, e cila deri në shkurtin e vitit të shkuar ishte e lidhur me yllin e Gjermanisë, Jerome Boateng.

Modelja e njohur u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Berlin, teksa këtë lajm Boateng e mori vesh nga Katari, ku ai është me Bayernin për të luajtur në Kupën e Botës për klube.

Nga mediet gjermane mësohet se Boateng ka lënë menjëherë Katarin dhe është kthyer në Gjermani, ku do marrë pjesë në ceremoninë e varrimit e ish të dashurës së tij, me të cilin kaloi një pjesë të jetës.

Advertisement

Lajmin e njoftoi trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick. Kampionët e Europës luajnë finalen nesër, duke nisur nga ora 19:00 dhe përballë kanë meksikanët e Tigres, që mundën Palmeiras në gjysmëfinale.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303